Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares
Veprimi i ulët i një pjese të tifozëve të Juventusit që gjatë minutës së heshtjes në nder të legjendës italiane të futbollit, Sandro Mazzola, ktheyn shpinën dhe thirrën në kor emrin e Gaetano Scirea, Andrea Fortunato e Gianni Agnellit, mund të sjellë pasoja në planin sportiv.
Në raportin e dërguar te gjykatësi sportiv nga inspektorët federalë të pranishëm në Allianz Stadium, ka përfunduar edhe sjellja e sektorit të tifozëve ultra me gjestin e tyre që është konsideruar përçmues dhe antisportiv
Çfarë rrezikon Juventusi? Kodi i Drejtësisë Sportive në Itali për një rast të tillë të veçante parashikon një dënim që nis nga një gjobë administrative që mund të kapë edhe shifrën e 50 mijë eurove deri në mbylljen e të gjithë atij sektori. Nëse do të konfirmohet kjo hipotezë, Juventus do të luajë ndaj Lazios në sfidën e 18 tetori pa praninë e tifozëve në sektorin jugor të impiantit.
Mes hipotezave që studion Gjykatësi Sportiv është edhe mundësia që ai sektor i impiantit të mos lihet bosh, por biletat t’iu jepen familjeve apo të rinjve të shkollave lokale. Po kështu nuk përjashtohet mundësia për një hetim ekstra nga ana e Prokurorisë Federale për të përcaktuar me saktësi masën e dënimit.
Top Channel