Xi Jinping do të vizitojë SHBA-në të mërkurën, takimi i dytë me Trump brenda vitit

21/09/2026 10:06

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump. Vizita është konfirmuar nga Ministria e Jashtme kineze.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Xi Jinping dhe Donald Trump gjatë vitit 2026. Mundësia e një samiti të ri mes dy liderëve ishte diskutuar prej disa javësh, por deri tani nuk ishte konfirmuar zyrtarisht nga pala kineze.

Gjatë vizitës, dy liderët pritet të diskutojnë marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe çështje me interes të përbashkët.

Top Channel