Fitorja e pastër e Milanit kundër Lecces ka bindur edhe pronarin e klubit kuqezi, Gerry Cardinale që ishte i pranishëm në tribunat e San Siros

Ky i fundit pas përfundimit të ndeshjes vlerësoi në maksimum trajnerin Amorim që pas humbjes në Europa League u kritikua shumë.

‘Këto ishin ndër 90 minutat më të mira që kemi parë-tha pronari i Milanit-dua të komplimentoj Ruben dhe futbollistët tanë që vazhduan të luftonin në këto ndeshje të para përpara pauzës për ndeshjet e kombëtareve’

Më pas Cardinale vuri në dukje se Amorim i duhet dhënë kohë për të kolauduar stilin e tij të lojës.

‘Askush nuk duhet të harrojë se është një trajner i ri, me një stil të ri loje dhe futbollistë të rinj-shtoi Cardinale-do të ketë nevojë për kohë për të gjetur kuadrin e duhur. Dhe falënderoj tifozët tanë që na mbështetën në këtë fazë tranzicioni teksa po kërkojmë të sistemojmë gjërta për të kthyer Milanin te tradita e tij fituese’.

Top Channel