Analiza nga CNN: A është udhëheqësi i Gjermanisë, Friedrich Merz, i dënuar të dështojë, ndërsa e djathta ekstreme fiton përsëri?

21/09/2026 10:28

Kancelari gjerman Friedrich Merz po përballet me krizën më të madhe të karrierës së tij politike, pasi humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet rajonale kanë tronditur thellësisht partinë e tij, Bashkimin Kristian Demokrat (CDU).

Humbja e dytë dhe e tretë brenda vetëm një muaji – kësaj radhe në Mecklenburg-Vorpommern dhe në kryeqytetin Berlin, ka zhytur partinë në mospopullaritet të thellë. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë, anti-imigracion dhe pro-ruse, AfD, ka shënuar fitore të fuqishme, duke u kthyer në forcën kryesore politike në shumë rajone dhe duke udhëhequr sondazhet kombëtare.

Sipas një analize të CNN, pozita e Merz është lëkundur ndjeshëm:

-Pakënaqësi rekord: Vetëm 13% e gjermanëve shprehen të kënaqur me punën e kancelarit.

-Gabimet dhe tensionet: Merz është kritikuar për aftësi të dobëta komunikimi, dështimin në mbajtjen e premtimeve financiare dhe përplasjet diplomatike me Shtëpinë e Bardhë nën udhëheqjen e Donald Trump.

-Refuzimi i dorëheqjes: Pavarësisht thirrjeve të së djathtës ekstreme për zgjedhje të parakohshme dhe zërave për largimin e tij, Merz ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje, duke kërkuar guxim dhe durim për të kaluar krizën.

Kjo situatë në Gjermani, ekonominë më të fuqishme të Bashkimit Evropian, po jep alarmin për stabilitetin politik të vendit dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se largimi i Merz mbetet i vështirë për momentin për shkak të mungesës së një pasardhësi të qartë, ku si emër i mundshëm përmendet guvernatori i North Rhine-Westphalia, Hendrik Wüst.

Top Channel