PSG triumfon në “Velodrome”, Ferran Torres shënon sërish dhe konfirmon formën fantastike
Atletico Madrid triumfoi në derbin me Realin, rivalët e përjetshëm të qytetit me rezultatin 2-1. Por Los Blancos pas përfundimit të ndeshjes u kapën me klasën arbitrare për këtë disfatë duke mos i kursyer sulmet e ashpra.
Fillimisht ishte trajneri Jose Mourinho dhe më pas televizioni i klubit merenges që ngritën akuza të forta për mënyrën e gjykimit në fushën e lojës. Akuza për të cilat gjetën përgjigjen e trajnerit të Atletico Madrid.
Trajneri argjentinas u shfaq në konferencën për shtyp pa foto të printuara dhe pa mesazhe lufte. Ishte i zemëruar se vetëm një fitë më parë kishte deklaruar se ishte një admirues i sinqertë i kolegut të tij Jose Mourinho,
‘Ne trajnerët jemi në një vend të privilegjuar me një ekspozim të madh publik-tha Diego Pablo Simeone-duhet të bëjmë kujdes në atë që themi, duhet të respektojmë të tjerët, arbitrat, kolegët. Të gjithë humbasim dhe kur kalohet linja e respektit, nuk ka rëndësi si quhesh Mourinho, Simeone, Flick apo Pellegrini, nuk është një gjë aspak e mirë. Është një linjë që duhet kaluar’
Pas kësaj trajneri argjentinas evitoi t’iu përgjigjej të gjitha pyetjeve të tjera në lidhje me Jose Mourinho
‘Nuk bëjmë lojën e tyre. Zhvilluam një lojë më të mirë dhe fituam, të flasim për këtë, për ndeshjen-shtoi Diego Pablo Simeone.
Top Channel