Të martën ndodhi një ngjarje e rëndë në Teksas, ku një i ri qëlloi me armë zjarri brenda një shkolle dhjetëra presona. Si pasojë e sulmit humbën jetën 19 fëmijë, dy mësues dhe u plagosën 17 të tjerë.

Pas ngjarjes së rëndë Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle  ka vendosur lule në vendin e të shtënave, e cila është kthyer tashmë në një përkujtimore.

Meghan vendosi një buqetë me trëndafila të bardhë me fjongo lejla në një rresht kryqesh të vendosura në kujtim të viktimave në Uvalde.

Sipas Sky News, zëdhënësi i Dukeshës ka deklaruar se ajo e bëri vizitën e saj në cilësitë e një nëne, ndërsa ka shprehur mbështetjen  personale.

Ajo që u vu re ishte mungesa e Princ Harry, i cili nuk ishte krah bashkëshortes së tij në këtë vizitë, por nuk janë dhënë detaje.

 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA