Finalja e madhe e Conference League ka ndikuar edhe në aktivitetet e tjera sportive në vend, një prej tyre është edhe edicioni i 79-të i Turit të Shqipërisë në Çiklizëm.

Presidenti  i Federatës, Skënder Anxhasku na tregon se ky do të jetë një edicion special për këtë sport në vendin tonë.

Skënder Anxhaku:  Ky edicion i turit çiklistik do të zhvillohej në datën 23 maj por për shkak të finales e kemi spostuar në fund të muajit. Do të ketë 10 ekipe të huaja pjesëmarrëse ku edhe ne do të përfaqësohemi me dy ekipe sic është kombëtarja dhe ekipi i Tiranës. Kemi element shumë të mirë të cilët janë pretendent edhe për ta fituar këtë tur.

Po si do të jetë itinerari i Turit të Shqipërisë?

Skënder Anxhaku: Starti do të jetë nga sheshi Nënë Tereza dhe etapa e parë përfundon në Korçë, më pas do të jetë një Unazë nga Korça në Plasë dhe përfundon në Elbasan për të vazhduar nga Belshi në Vlorë dhe ndalesa do të jetë në Vlorë. Më pas nga Vlora do të shkojmë në Gjirokastër dhe nga Gjirokastra në Fier do të mbyllet turi i cili do të jetë i gjatë 980 km.

I gjithë Turi çiklistik do të ketë një kosto prej 100.000 eurosh prej të cilave rreth 37 mijë euro janë shpërblimet për fituesit e etapave dhe të gjithë turit çiklistik i cili veç përfitimeve financiare do të ketë edhe përfitime sportive në rang pikësh që do të vlejnë për aktivitetet e tjera ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA