Antonio Conte beson se Tottenham duhet të jetë i varur pas fitoreve në formën që të krijon “droga varësi”, për të zhvilluar mentalitetin e fituesit.
“Spurs” renditen në vendin e pestë të renditjes së Premier League, dy pikë pas Arsenalit, duke u rrezikuar “The Gunners” pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Duke folur në konferencë për mediet, Conte theksoi se pavarësisht gabimeve mentaliteti i lojtarëve të tij ka ndryshuar.
“Unë mendoj se ky ekip dhe ky grup lojtarësh po përmirësohen në çdo aspekt, duke përfshirë edhe menaxhimin e presionit. Për mendimin tim merr mentalitetin fitues dhe bëhesh fitues në momentin që fillon të fitosh. Shumë njerëz flasin për ‘mentalitetin fitues’, por ju e merrni atë vetëm kur filloni të fitoni. Sepse atëherë e kupton që puna të ka sjellë rezultate. Kur fillon të fitosh, fitorja të bëhet drogë dhe dëshiron ta përsërisësh.”-deklaroi italiani.
Tottenham ka një test të vështirë përpara pasi të shtunën do të ndeshjen në Anfield me Liverpool-in, teksa më tej do të kenë ndeshje direkte me Arsenal të enjten. Dy ndeshjet e fundit të skuadrës së Antonio Contes për këtë sezon do jenë kundër Burnley dhe Norwich./supersport
Top Channel