Manaj flet hapur pas golit me San Marinon: Kjo që ndodh ndikon edhe te familja
Myrto Uzuni ishte përsëri protagonist për Shqipërinë në fitoren 3-0 ndaj San Marinos, duke shënuar golin e dytë të kuqezinjve dhe duke dhënë një tjetër kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së Rolando Maranit.
Sulmuesi beratas luajti në një pozicion më të tërhequr nga ai ku jemi mësuar ta shohim, por kjo nuk e pengoi të gjente rrugën e rrjetës. Në përfundim të ndeshjes, Uzuni theksoi se për të rëndësi ka të jetë në fushë dhe të ndihmojë ekipin, pavarësisht rolit që i kërkon trajneri.
“Kam sakrifikuar gjithmonë. Pozicioni im është nga krahu i majtë por në Kombëtare luan ku ka nevojë ekipi. Jam gati të bëj çdo rol vetëm që të jem në fushën e lojës”, u shpreh Uzuni. Ai foli me fjalë të mira edhe për debutuesin Sina, me të cilin bashkëpunoi në krah, ndërsa për skemën e re të Maranit nënvizoi se eksperienca e tij i lejon të përshtatet me kërkesat e trajnerit.
Një moment pikant ishte ai i golit, i cili u prit për disa çaste nga kontrolli i VAR-it. Uzuni këmbënguli se e dinte që nuk ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa kur u pyet se çfarë mendoi gjatë pritjes, preferoi të mos e tregonte: “Më mirë nuk po them se çfarë mendoj në ato momente se jemi live…” – tha ai duke qeshur. Në fund, Uzuni pati edhe një mesazh për tifozët kuqezi, duke i cilësuar ata si “numri 12” të Kombëtares dhe duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre.
Top Channel