Tronditëse në futboll, ekzekutohet pranë banesës presidenti i klubit bullgar
Cristiano Ronaldo raportohet se ka kërkuar një takim me drejtuesit e Portugalisë, pasi mbeti në stol gjatë gjithë ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Norvegjisë në Nations League.
41-vjeçari ishte një zëvendësues i papërdorur, në një situatë të pazakontë për të. Sipas raportimeve nga Portugalia, kjo ishte hera e parë në 18 vite që Ronaldo nuk luajti asnjë minutë për kombëtaren, edhe pse ishte pjesë e skuadrës së grumbulluar.
Trajneri i ri Jorge Jesus kishte menduar fillimisht ta aktivizonte sulmuesin për rreth 30 minuta. Megjithatë, në fund vendosi të mos e fusë në lojë. Gonçalo Ramos, i cili e nisi takimin si titullar, u zëvendësua vetëm në minutën e 81-të, ndërsa Jesus zgjodhi Francisco Trincão.
Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi te Ronaldo dhe, sipas gazetës portugeze “Record”, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, ka ndryshuar planet e tij të udhëtimit për të marrë pjesë në një takim të përbashkët me Ronaldon dhe Jorge Jesus.
Takimi pritet të zhvillohet për të diskutuar situatën dhe të ardhmen e kapitenit të Portugalisë në kombëtare.
Ronaldo vazhdon të insistojë se ka ende shumë për t’i dhënë Portugalisë. Ai ka shënuar 146 gola me kombëtaren, rekord absolut, ndërsa në karrierën e tij ka arritur në 979 gola dhe është vetëm 21 rrjeta larg shifrës së 1000 golave.
Vetë Ronaldo ka deklaruar së fundmi se do të vazhdojë të luajë për Portugalinë për sa kohë që beson se mund ta ndihmojë ekipin, jo vetëm me golat, por edhe me përvojën e tij.
Jorge Jesus dhe Ronaldo njihen mirë pasi kanë punuar së bashku te Al-Nassr. Trajneri portugez kishte deklaruar më herët se, për sa kohë Ronaldo është në gjendje të luajë dhe plotëson kriteret e përzgjedhjes, ai do të jetë pjesë e planeve të tij për kombëtaren.
Top Channel