Lamine Yamal mahnit, Harry Kane përgjigjet me gola, gara për Topin e Artë është gjithnjë e më shumë mes tyre
Walter Samuel mund të ishte bërë sërish pjesë e Interit si anëtar e stafit të Cristian Chivu. Ai që e zbuloi këtë ishte vetë trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Scaloni në një konferencë shtypi ndërkohë që kujtojmë se Samuel është pjesë e stafit teknik të tij se skuadra nënkampione e botës.
‘Walter e ka shumë për zemër kombëtaren argjentinase, e tregoi këtë kur mori një propozim nga Interi për të punuar me Chivun-tha Scaloni-qëndroi me ne deri në Botëror dhe kjo tregon shumë për madhështinë e tij. E konsideroj të rëndësishëm, por është edhe një miku im; dua më të mirën për të’.
E ardhmja e Samuel, që te skuadra Albiceleste merrej kryesisht me goditjet e dënimit, mbetet ende për t’u përcaktuar me ish mbrojtësin, tashmë 48 vjeçar, që do të donte të niste karrierën në Evropë. Ideja për të punuar me Chivun me të cilin ka qenë shok skuadre si futbollist te Interi, e tundoi jo pak. Por jo deri në atë pikë sa të linte Argjentinën përpara Botërorit, ku skuadra Albiceleste humbi në finale ndaj Spanjës.
Propozimi i zikaltërve në fakt u bë disa muaj përpara fillimit të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Por bashkimi i Samuel me Interin mund të ndodhë në 2027, por nga Amerika Latine vijnë lajme se Federata Argjentinase po bën të pamundurën për të bindur Samuel që të qëndrojë në stafin e skuadrës 3 herë kampione të botës
Top Channel