Lamine Yamal mahnit, Harry Kane përgjigjet me gola, gara për Topin e Artë është gjithnjë e më shumë mes tyre

30/09/2026 14:39

U vunë ballë për ballë në një skenë madhështore si Wembley. ‘Djaloshi’ hapi festivalin e golave pas më pak se 2 minutash lojë, goleadori firmois përmbysjen e përkohshme përpara kundërpërmbysjes. Dhe as penalltia e ndalur nga tramversa nuk ia zbeh statusin e tij. I pari quhet Lamine Yamal, i dyti Harry Kane. Dhe fiks një muaj pas sfidës Angloi-Spanjë, dy yjet e futbollit do të jenë përkrah në platenë e “Palladium Theatre” di Londra ku këtë radhë në lojë është trofeu i Topit të Artë.

Dhe në këtë rast sfida mes tyre është shumë e ekuilibruar sa edhe bookmakersat i kuotojnë të dy si fitues. Por për të qenë më të saktë, duket se 19 vjeçari mund të ketë një marsh më shumë dhe në fakt po të shohësh palmaresin vjetor, ai i Yamal shkëlqen më shumë dhe diferencën në këtë pikë mes tij dhe Kane e bën as më shumë e as më pak, por trofeu i Kupës së Botës e fituar nga La Roja në 19 korrik. Një turne, ku Lamine nuk mahniti siç pritej teksa shënoi vetëm një gol, atë ndaj Arabisë Saudite. Për pjesën tjetër, ylli blaugrana ishte ‘vetëm’ një interpretues i skemave të De La Fuentes. Por djaloshi i ka mësuar të gjithë me manovra që ndonjëherë sfidojnë edhe ligjet e fizikës me shifra që nuk u panë në Kupën e Botër, por u shënuan para dhe pas kompeticionit me Barcelonën dhe nëse flitet për trofe, që peshojnë shumë në votimet për Topin e Artë, shtohen edhe La Liga e Superkupa e Spanjës.

Në sfidën në Sevilla, ishte një yll që shkëlqeu më shumë se të tjerët; një dygolësh për të hapur dhe thelluar avantazhin në fitoren ndaj Kroacisë 4-1. Në fakt që nga fillimi i sezonit, Yamal u kthye të shfaqë të gjithë repertorin e tij për një tjetër hap drejt Topit të Artë. Por tashmë votimi i 100 gazetarëve është mbyllur që në 28 shtator, kështu që gjithçka është bazuar në atë që ndodhi deri përpara kësaj date.

Edhe për këtë arsye Kane mund të shpresojë akoma. Goleadori i Bayernit të Mynihut, autori golit të dytë në fitoren 2-0 të Anglisë ndaj Çekisë e ka pushtuar Bundesligën. Vetëm përpara 2 javësh, Kane kaloi kufirin e 100 golave në kampionatin gjerman në 98 ndeshje të luajtura.

Përsa i përket numrit të trofeve të fituar në vitin kalendarik, ai i anglezit barazon atë të Yamal, por në këtë rast bëhet fjalë për një Tripletë brenda Gjermansië. Por gjithsesi, 33 vjeçarit londinez i jepet merita që mori përdore skuadrën e Tre Luanëve duke e udhëhequr në momentet kyçe si 1/16 e finaleve ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Me dygolëshin e qendërsulmuesit, Anglia përmbysi afrikanët dhe prenë biletën për në 1/8 e finaleve. Por që pas penalltisë të shënuar ndaj Meksikës, Kane u ndal teksa u përball me furinë argjentinase në gjysmëfinale. Megjithatë është diçka që në futboll i sposton disi diskutimet; goli. Dhe Kane golat nuk i kanë munguar në vitin e fundit kalendarik. Kështu që në situatën aktuale, duket e pamundur që në skenën e “Palladium Theatre” të shqiptohet një emër ndryshe nga Kane dhe Yamal.

Top Channel