Festimet për Superkupën argjentinase shndërrohen në guerrije, 12 të plagosur e 13 të arrestuar

30/09/2026 15:21

Janë të paktën 12 të plagosur, nga të cilët 2 agjentë me plagë të lehta dhe 13 të arrestuar; ky është bilanci i regjistruar nga incidentet e ndodhura gjatë festimeve për Superkupën e Argjentinës e fituar nga Rosario Central pasi mposhti Estudiantes 3-1

Vetë ndeshja ishte e shoqëruar nga tensione të forta ku mes episodeve më të ndezura ishte përplasja mes arbitrit dhe presidentit të Estudiantes Juan Sebastian Veron. Pas përfundimit të ndeshjes, situata nuk u qetësua, ndërsa gjatë festimeve në rrugët e Rosarios, futbollistët dhe tifozë të kësaj skuadre e ndezën më shumë klimën e provokimeve teksa shfaqën një arkivol prej kartoni që i drejtohej Veron dhe me një kukull që fryhet me uniformën e Newell’s.

Por kulmi i incidenteve ndodhi pikërisht pranë stadiumit të rivalëve të përjetshëm, ‘Coloso Marcelo Bielsa’. Tifozët e Rosarios nisën të thërrisnin kore tallëse në drejtim të atyre të Newells me këta të fundit që u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë. Në këtë pikë ndërhyri policia që gjithsesi nuk arriti dot të parandalojë përshkallëzimin e situatës. Përleshjet vijuan edhe brenda qendrës sportive për t’u mbyllur me të paktën 12 të plagosur dhe 13 tifozë të arrestuar.

 

Top Channel