Ukrainasit nuk dorëzojnë Mariupolin. Rusia teston ‘super’ raketën: Armiqtë të mendohen dy herë

20/04/2022 19:21

Luftëtarët e Mariupol nuk iu bindën ultimatumit të Rusisë për të lënë armët dhe për tu larguar nga qyteti, megjithëse një marrëveshje për evakuimin e civilëve u arrit.

Më herë gjatë ditës, rusët u kërkuan për të disatën herë ushtarëve ukrainas që të lini armët dhe ata do iu kursenin jetën, por kjo nuk ndodhi .

Mariupol tani është një pikat më të nxehta të luftës, ku beteja më e ashpër po zhvillohet në fabrikën e azovstal. Pikërisht në këtë fabrikë, në tunelet e saj nën tokë thuhet se kanë gjetur strehë mijëra njerëz. Një ushtar ukrainas bëri një lutje urgjente për ndihmë duke thënë se këto mudn të ishin ditët apo ndoshta dhe orët e tyre të fundit.

Ndërkohë Serhii Haidai, kreu i rajonit të Luhansk tha se 80 përqind e vendit ishte nën kontrollin rus. “nëse Ukraina nuk reziston , të jeni të sigurt se Rusia nuk do të ndalojë këtu tha ai.

Zhvillimet erdhën në një kohë kur ministria ruse mbrojtjes tha se kishte testuar një raketë të te balistike mjaft të fuqishme, një shtesë e re në arsenalin e saj bërthamor për të cilin presidenti Vladimir Putin tha se do ti bënte armiqtë e Moskës të mendoheshin dy herë. Putin u shfaq në televizion duke thënë se raketa ishte lëshuar nga Plesetsk në veriperëndim të vendit duke goditur objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët.

Putin tha se Rusia do ti arrijë qëllimet e saj në Donbas në mënyrë që njerëzit atje tha ai ti rikthehen asaj që ai e quajti jetë normale. Rusia nisi të martën një ofensivë të re për të marrë nën kontroll pjesën lindore të Ukrainës nëpërmjet bombardimeve në rajonin Donbas dhe mori qytetin e Kreminës, por Ukraina tha se po mbronte territorin dhe po zmbrapste disa nga sulmet fillestare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA