Kukës Arena do të përurohet të shtunën, në 23 prill, duke shënuar rikthimin e FK Kukësit në shtëpinë e tij të të pas tre sezonesh shtegtim dhe ndeshje të zhvilluara jashtë.
Veç ndeshjes Kukësi-Laçi, në përurimin e stadiumit janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore që do të startojnë në orën 19:00. Presidenti i Nderit të FK Kukësit, krahas detajeve për ceremoninë e përurimit, kërkoi pjesëmarrje masive të tifozerisë e qytetarëve në stadium si dhe mirëkuptimin e tyre për të treguar maturi e kulturë në këtë ditë të cilësuar si të veçantë.
Në konferencën për shtyp, presidenti i nderit foli edhe për ecurinë e deritanishme të ekipit dhe shkaqet e mospërmbushjes së objektivave, ku bëri me dije se ndeshjet për të marrë pjesë në Europë janë vija e kuqe për trajnerin dhe ekipin.
Ndër të tjera ai vlerësoi impaktet pozitive që pritet te sjell stadiumi i ri “Kukës Arena” duke e cilësuar pozitive sidomos për ekonominë e qytetit të vogël verilindor.
Top Channel