Leicester është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Conference League, me “dhelprat” që ia dolën të fitonin me përmbysje në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj PSV, me rezultatin 1-2.
Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazim pa gola, duke bërë që fituesi dhe ekipi i kualifikuar për në raundin tjetër të vendosej në “Philips Stadion”.
Kjo përballje ishte deri diku e balancuar, ndërsa në pjesën e parë do të realizohej vetëm një gol dhe ishin holandezët ata që morën avantazhin, me Zahavin që shënoi në minutën e 27’.
Teksa në fraksionin e dytë anglezët do të ishin më kërkues, por golin do ta gjenin vetëm në minutën e 77’ me Maddison që i dhuroi barazimin Leicesterit. Ndeshja vazhdoi me barazimin 1-1, deri kur në minutën e 88’ Pereira do t’u dhuronte anglezëve golin e dytë dhe të kualifikimin për në gjysmëfinalet e Conference League.
Gjysmëfinalet janë planifikuar që të luhen më 28 prill dhe 5 maj, me Leicester që përballë do të ketë një prej dyshes Bodo/ Glimt-Roma, me fituesin që do të përcaktohet mbrëmjen e sotme.
Top Channel