Tifozët e Frankfurt sulmojnë pa provokim fansat e West Ham në Sevila edhe pse nuk luanin me njëri-tjetrin (VIDEO)

10/03/2022 16:32

Skena të rënda dhune futbolli vinin mbrëmë nga Sevila në Spanjë ku tifozët e skuadrës gjermane të Eintracht Frankfurt sulmuan pa paralajmërim një grup tifozësh të skuadrës londineze të West Ham të ulur në një bar të kryeqytetit të Andaluzisë.

Sulmi i organizuar e i pashpjeguar fansave të Frankfurt erdhi megjithëse dy skuadrat nuk ndesheshin me njëra-tjetrën.

Dhe në fakt Frankfurt luajti mbrëmë duke fituar ndaj skudrës spanjolle të Betis Sevilla, ndërsa anglezët e West Ham kishin ardhur në qytet një natë para ndeshjes së skuadrës së tyre sot (e enjte) me skuadrën tjetër të qytetit ‘Sevilla FC’.

Pamjet e publikuara mbrëmë në rrjetet sociale tregonin skenat e dhunshme në qendër të qytetit.

Tifozët e organizuar të Frankfurt dhihet që vijnë pranë barit irlandez ku po qëndronin tifozët e West Ham dhe nisin sherrin me shishe qelqi, shkopinj, karrike e tavolina që u përdorën pa kriter në përleshje.

Çuditërisht tifozët e guximshëm të West Ham reaguan me trimëri duke kuptuar situatën e duke u përballur me sulmuesit deri në ardhjen e autoriteteve.

Përleshja kishte zgjatur disa minuta dhe komentatorët thonin se motivi ka qenë një përplasje e mëhershme mes tifozerive të dy skuadrave.

The Telegraph shkruante se policia ishte detyruar të përdorte plumba gome teksa tentonin të ndalonin përshkallëzimin e dhunës.

Të dyja skuadrat janë kualifikuar për raundin eliminator të kompeticionit Europa League.

FOTO GALERI
1/3
Skena të rënda dhune futbolli vinin mbrëmë nga Sevila në Spanjë

Top Channel