“Arkitektura në komunizën”, një film dokumentar me ide të Ergys Mërtirit, na njeh me trashëgiminë arkitekturore dhe planifikimin urban të periudhës komuniste, përmes një udhëtimi nëpër Tiranë
Ky film na shpjegon se si regjimi prodhoi Tiranën e vet, duke u imponuar qytetarëve shijet, dinamikën dhe mënyrën e vet të jetesës, duke filluar nga objektet e kultit të propagandës.
Udhëtimi fillon që prej ish Kinostudio “Shqipëria e re”, krenaria e mitit të industrializmit shfaqur tek Kombinati i Tekstileve, e deri tek uniformiteti zymtë i shtëpive- blloqe të banimit.
Ndërsa i shohim edhe sot këto gjurmë të arkitektueës komuniste natyrshëm pyesim, pse estetika është pothuajse e papërfillshme.
Ky projekt është realizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit.
Top Channel