Atletico Madrid po vuan në kampionatin spanjoll. Kampionët në fuqi nuk kanë treguar stabilitet në rezultate dhe performanca. Humbja e fundit shtëpiake ndaj Levantes ishte e vështirë për t’u pranuar, por Diego Simeone nuk dorëzohet.

Trajneri ka kontratë deri në 2024 me “Colchoneros” dhe në prononcimin për mediet përpara takimit ndaj Osasunës karikon djemtë e tij që të bëjnë kthesën pas disfatës së fundit, e shtata në La Liga.

“Unë jam aty ku dua të jem dhe shikoj nga e ardhmja duke u përpjekur të zgjidh të tashmen. Ndodhem në një klub të madh, të gjithë kemi një dëshirë të madhe për të lënë pas krahëve humbjen e dhimbshme ndaj Levantes.

Takohemi shpesh me drejtuesit e klubit për të analizuar situatën, të mirat dhe të këqijat. Kjo është një periudhë e keqe për ne, por duhet ta kapërcejmë duke qëndruar të bashkuar”, deklaroi trajneri argjentinas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA