28,000 gra aplikojnë për 30 vende si shofere treni në Arabinë Saudite (fotot)

16/02/2022 21:35

Një njoftim vendi pune për 30 drejtuese treni femra në Arabinë Saudite ka tërhequr 28,000 aplikante, duke theksuar masën e madhe të kërkeses për punësim të grave, teksa mbretëria konservatore muslimane po shton mundësitë ekonomike për to.

Kompania spanjolle e hekurudhave Renfe qe vepron ne vend, tha sot se vlerësimet e saj online për arsimin dhe aftësitë në gjuhën angleze kishin ndihmuar në reduktimin përgjysëm të numrit të kandidateve ndërsa pritet të përfundojë seleksionimin deri muajin tjetër.

30 gratë që do të drejtojnë trenat e shpejtë mes qyteteve të Mekës dhe Medinës, do të kryejnë një vit trajnim të paguar, thane autoritetet.

Renfe thotë se dëshiron të krijojë mundësi për gratë në bizneset lokale. Kompania thotë se punëson 80 burra në drejtimin e trenave në Arabinë Saudite, teksa ka në ndërtim 50 të tjerë.

Mundësitë e punësimit për gratë saudite janë kufizuar aktualisht në mësuese ose punonjëse shëndetësie, prej rregullave strikte të ndarjes së gjinive.

Vetëm në vitin 2018 gratë fituan të drejtën e drejtimit të makinës.

Por pesë vitet e fundit masa e grave në forcën punëtore është dyfishuar teksa princi i kurorës  Mohammed bin Salman kërkon të hapë e të diversifikojë ekonominë.

Procesi i çështjeve gjinore për Arabinë Saudite vjen në kohë analize të imtësishme nga Perëndimi sidomos për të dhënat e të drejtave të njeriut ndaj aktivistëve të të drejtave të grave dhe vrasjen makabre të gazetarit disident Xhamal Khashoggi nga vrasës të shërbimeve shteterore të inteligjencës në 2018.

FOTO GALERI
1/3
Një njoftim vendi pune për 30 drejtuese treni femra në Arabinë Saudite ka tërhequr 28,000 aplikante

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA