Wayne Rooney refuzoi ofertën për t’u bërë trajner i Evertonit, që shkarkoi Rafa Benitez disa ditë më parë për mungesë të rezultateve pozitive.

“Everton kontaktoi agjentin tim duke kërkuar një takim për pozicionin vakant si trajner i klubit. Ishte një vendim i vështirë, por unë refuzova”, deklaroi ish-sulmuesi i ekipit nga Liverpuli, aktualisht trajner i Derby County në Championship.

Drejtuesit e Evertonit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur bisedimet me Frank Lampard. Ky i fundit qëndron pushim prej janarit të vitit 2021, kur u shkarkua nga posti i teknikut të Chelsea.

Ish-mesfushori i njohur ka mësuar ofertën e “The Toffees”. The Times raporton se palët janë afër marrëveshjes finale, që pritet të zyrtarizohet brenda 24 orëve.

Everton po has vështirësi këtë sezon dhe renditet në vend të 16-të në Premier League, teksa blutë do të ishin skuadra e tretë që drejton Lampard në karrierë pas Derby County dhe Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA