Gjashtë humbje jete dhe 1.562 raste të reja me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Viktimat janë një 65-vjeçare nga Kruja, dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 73 vjeç, një 71-vjeçare nga Kavaja, një 74 vjeçar nga Saranda dhe një 85 vjeçar nga Elbasani.
Në njoftimin e përditshëm për mediat, Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 5.779 testime, kanë rezultuar pozitivë 671 qytetarë në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnjë, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cërrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas.
Po ashtu, 23.419 pacientë janë aktivë në të gjithë vendin. Nga i njëjti burim mësohet 1.642 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225.835 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalet COVID aktualisht po marrin trajtim 127 pacientë, 9-të prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (26 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1562
Të shëruar në 24 orë 1642
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5779
Testime totale 1,643,091
Raste pozitive 252,577
Raste të shëruara 225,835
Raste Aktive 23,419
Humbje jete 3,323
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10896
Fier 1902
Shkodër 1861
Elbasan 1514
Vlorë 1419
Durrës 1338
Gjirokastër 1241
Korçë 937
Berat 925
Lezhë 824
Kukës 305
Dibër 257
Top Channel