Peshkaqeni terrorizon turistët në brigjet e gjirit të izoluar australian (fotot)

24/01/2022 21:37

Plazhistë të tmerruar kishin mbetur të bllokuar në një pikë të njohur turistike në Australi, teksa një peshkaqen i stërmadh shkonte e vinte gjatë brigjeve të gjirit duke pritur që dikush të futej në ujë për ta sulmuar.

Një grup të rinjsh po shijonin diellin e ujin në shkëmbinjtë masivë të gjirit  ‘Twilight Beach’ në Esperance, në jugperëndim të Australisë.

Notuesit ishin gatë të hidheshin në ujë nga shkëmbi i lëmuar rreth 50 metra larg bregut, kur në ujërat e kristaltë panë siluetën alarmuese të kafshës poshtë sipërfaqes.

Një peshkaqen i madh i bardhë,  i vinte rrotull shkëmbit  duke i lënë plazhistët të bllokuar.

Disa nga notarët më të guximshëm arritën të notojnë deri në breg kur bisha ishte larguar mjaftueshëm, ndërsa dy prej tyre u desh të shpëtoheshin nga grupet detare të emergjencës.

Anëtari i grupit të shpëtimit Dane Holdman tha për rrjetin  Daily Mail: “Unë personalisht nuk do të kisha hyrë në ujë, vetëm për faktin se aty është një peshkaqen ndoshta shumë i uritur, si dhe për faktin tjetër se ndihma ishte duke ardhur”.

Gjatë incidentit, një alarm zanor për peshkaqen ishte lëshuar çka nxiti të gjithë të pranishmit të dilnin nga uji.

Në këtë zonë ka pasur tre incidente me vdekje prej peshkaqenëve që prej vitit  2017.

Në tetor 2020, këtu u vra surfisti  Andrew Sharpe në një sulm të dyshuar peshkaqeni çka bëri dhe të ndërtoheshin tre kulla të vrojtimit të peshkaqenëve.

Edhe vendasi Gary Johnson ka humbur jetën në një sulm peshkaqeni në janar  2020.

57-vjeçari ishte duke bëre banjë me bashkëshorten  kur u sulmua. Gruaja kishte tentuar ta shpëtonte atë duke goditur peshkaqenin me kameran e regjistrimit por Johnson humbi jetën.

Një barrierë e re rrjete është instaluar së fundmi para brigjeve të plazhit për të qetësuar frikën e plazhistëve nga peshkaqentë.

FOTO GALERI
1/4
Një peshkaqen i stërmadh shkonte e vinte gjatë brigjeve të gjirit duke pritur që dikush të futej në ujë për ta sulmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA