Sorbeto me garniture me milingona të zeza në restorantin me 2 yje ‘Mishelin’, pronarja gjobitet 11 mijë dollarë
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi, ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel. Ajo foli për pushimet verore me partnerin e saj, Onno si dhe për marrëdhënien që ka me prindërit e tij.
Duke folur për festën e madhe që bëri me rastin e 25 vjetorit të lindjes, ajo tha se ishte si shenjë falenderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur si dhe për të bashkuar gjithë familjen.
“Ishte 25 vjetori im, plus vajzat e kanë qejf të bëhen të bukura. Ka qenë viti i parë që e kam bërë kaq të madhe, edhe si shenjë falenderimi për ata që më kanë mbështetur. Dhe për të bashkuar të gjithë familjarët e mi. Kam bashkuar familjen time dhe të Onnos”, tha Greta.
Ndërsa duke folur për të rejat e saj, Greta zbuloi se të shtunën do t’a shohim në ekranin e Top Channel tek “Të Guximshmit”.
“Greta në këtë rrugëtim do jetë prezentë në ‘Të Guximshmit’, do jem pjesë e familjes së madhe ‘E Diell’, çdo të shtunë. Program i moderuar nga unë, Manushi dhe Irini. Ka fokus natyrën, aventurat, trojet shqiptare. Fokusi është që të promovojmë pjesët më të bukura shqiptare si dhe bizneset lokale”.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Mund t’a quajmë fejesë?
Greta: Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë.
Bieta: Po marrëdhënia jote me vjehrrën?
Greta: Me Jasin, më shumë e kam si një nënë të dytë, si shoqe, se është shumë e re. Nuk mund ta quaj vdjerrë, e dua më shumë si nënë të dytë dhe shoqe.
Bieta: Te ditëlindja ishte dhe te vjehrri, babai i Selin, që ishte një kryefjalë në shtëpinë e BBV.
Greta: Ja ku jemi të gjithë bashkë. Babai është mirë, të gjithë jemi mirë dhe më bëhet qejfi që ka qenë pranë meje.
Bieta: Po ai çfarë të thotë?
Greta: E kam si shok se janë të dy të rinj. Na japin këshilla shumë të mira si dy prindër shembullorë që janë. Gjithmonë kam dëgjuar këshillat e prindërve të mi, tani edhe të prindërve të Onnos.
Bieta: Po marrëdhënia e Onnos me prindërit e tu?
Greta: Është reciproke, jemi gjendur të dy mirë me familjet e njëri tjetrit.
Bieta: Po marrëdhënia jote me Selin është mirë?
Greta: Shumë mirë, jam shumë e lumtur, po për shkak të punës dhe se ajo ka qenë dhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera.
Bieta: Po Onno dhe Gimbo?
Greta: Flasin për punë me njëri-tjetrin. Por unë nuk ndërhyj duke qenë se nuk jam profesioniste në këtë fushë. Por nëse duan të bëjnë një bashkëpunim jemi shumë të lumtura.
Top Channel