Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip zbulon të rejat e fundit, Greta Kazazi: Do jem pjesë e familjes së…
Makinat e Formula 1, muzika e ZAMNA-s dhe LAP57, si dhe nisja e Javës së Modës e kthyen kryeqytetin spanjoll në një pikëtakim të sportit, muzikës dhe stilit.
Nga reduktimi i plastikës te kultura “smoke-free”, festivali hapi diskutimin mbi ndikimin mjedisor të eventeve të mëdha. Përtej numrit të pjesëmarrësve, suksesi i eventeve të së ardhmes do të matet edhe nga ajo që lënë pas.
Një garë Formula 1, festivale me emra ndërkombëtarë të muzikës elektronike dhe një qytet që përgatitej për pasarelat e modës. Nëse këto ditë Madridi ju është shfaqur vazhdimisht në rrjetet sociale, kalendari i tij shpjegon përse. Fundjava e 11–13 shtatorit bashkoi disa ngjarje që tërhoqën vëmendjen e publikut ndërkombëtar.
Formula 1 ishte një prej arsyeve kryesore. Çmimi i Madh i Spanjës u zhvillua në qarkun MADRING, me garën përfundimtare të dielën, më 13 shtator. Përgjatë tri ditëve, provat, kualifikimet dhe gara e vendosën Madridin në qendër të vëmendjes së ndjekësve të automobilizmit. Formula 1
Muzika kishte ndërkohë një program tërësisht të sajin. Më 12 shtator, LAP57 – Madrid Race Week solli në Universidad Autónoma de Madrid artistë si Marco Carola, ANOTR dhe PAWSA. Menjëherë pas fundjavës, më 14 shtator, nisi Mercedes-Benz Fashion Week Madrid, që vijon deri më 19 shtator, duke ia kaluar vëmendjen pasarelave dhe koleksioneve të reja. LAP57, Java e Modës

Për publikun e muzikës elektronike, një nga ndalesat ishte ZAMNA. Më 11 shtator, në Universidad Autónoma de Madrid, Black Coffee kryesoi programin, krahas AMÉMÉ, Argia, Avangart Tabldot dhe Pablo Fierro. ZAMNA
Përvoja e festivalit mbërriti edhe te publiku shqiptar përmes rrjeteve sociale. Mes pjesëmarrësve ishin disa personazhe të njohur të showbizit shqiptar, ndër ta edhe Krist Martiro. Martiro ndau një reel me përshtypjet e tij mbi përvojën: muzikën, pjesmarrjen, atmosferën dhe qasjen e ZAMNA si një festival inovativ dhe “i përgjegjshëm”.
Në rrëfimin e tij, Martiro u ndal te reduktimi i përdorimit të plastikës, eficienca e energjisë dhe transporti i qëndrueshëm. Ai u ndal gjithashtu tek koncepti “smoke-free”, si dhe tek ndikimi që brand-et e mëdha kanë në mënyrën se si këto aktivitete konceptohen e në impaktin e tyre në mjedis.

“Edhe një kulturë smoke-free mund të ndikojë në një ambient më të pastër, me më pak mbetje dhe bishta cigaresh në tokë”, u shpreh ai në videon e ndarë me ndjekësit.
Megjithatë, pyetja që Martiro ngriti shkon përtej një fundjave në Madrid: si matet suksesi i një eventi pasi skena fiket dhe publiku largohet?
“E ardhmja e eventeve nuk është vetëm sa njerëz mund të mbledhësh, është edhe çfarë lë pas”, tha ai.
Për rolin e bashkëpunimeve në krijimin e këtyre përvojave foli edhe Alina Igritskaya, drejtuese e marketingut të markës për produktet me ngrohje të duhanit në Philip Morris International, gjatë një interviste në kuadër të eventit mediatik në Madrid.
“Bashkëpunimet më të fuqishme janë ato që ndërtohen mbi vlera të përbashkëta”, u shpreh ajo, duke e përmbledhur lidhjen me ZAMNA-n me tri fjalë: “kureshtje, kreativitet dhe transformim”.
Nga adrenalina e Formula 1 te ritmet e ZAMNA-s dhe LAP57, e deri te pasarelat që morën stafetën, Madridi kaloi nga një skenë në tjetrën pa humbur ritmin. Sporti, muzika dhe moda sollën në të njëjtin qytet njerëz me interesa të ndryshme, secili me një arsye për të qenë aty dhe një histori për të marrë me vete. Mes garave, netëve të festivalit dhe videove që mbushën rrjetet sociale, pati vend edhe për një pyetje që zgjat përtej fundjavës: çfarë lënë pas evente të përmasave të tilla? Madridi ofroi emocione dhe momente për t’u kujtuar, por edhe tema për të cilat ia vlen të vazhdohet biseda pasi muzika ndalet.
Top Channel