Foto/ U arrestua për vjedhje, 35-vjeçarja bëhet virale për ngjashmërinë e madhe me divën e muzikës pop
Në episodin e parë të “Ronaldo Sharka Podcast” ka qenë detektivja e njohur, Shkënda Lila, e cila ka treguar raste të ndryshme të tradhtive.
Në një moment gazetari e pyet nëse ka patur raste ku burrat kanë tradhtuar gratë e tyre me një burrë tjetër dhe Shkënda u përgjigj me “po”.
Lili zbuloi një rast kur një grua kishte shkuar tek ajo dhe i kishte treguar për dyshimet që kishte për bashkëshortin e saj. Sipas saj, i shoqi e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë dhe aludimet kishin nisur nga disa fotografi intime në “WhatsApp”.
Por jo vetëm kaq, pasi Ronaldo lexoi edhe disa mesazhe që i dërguan dëgjuesit.
“Jam një djalë 24 vjeç dhe prej tre vitesh kam një lidhje me një burrë të martuar nga Tirana. Ai është 38 vjeç, ka dy fëmijë dhe gruaja e tij nuk dyshon fare. Ne kalojmë kohë bashkë, përveç raportit intim. Përshëndete Shkënden, nuk ka për të më kapur kurrë”, shkruante një dëgjues.
“Ka të drejtë deri diku, por të më vijë dikush të më paguaj mua dhe e shikon”, u përgjigj duke qeshur dedektivja.
“Burri im ikën shpesh me pushime me shokun e ngushtë dhe unë nuk kam dyshuar kurrë se ai është i martuar me mua. Por kalojnë shumë kohë bashkë, ikin në plazh bashkë, shkruajnë shumë bashkë. Pyete Shkënden, a duhet të dyshoj?”, thuhej në një mesazh tjetër.
Shkënda e këshillon që t’a ruaj pak bashkëshortin.
“Jam në hall të madh, ju shkruaj nga një fshat i Tiranës. Jam 36 vjeçe, e martuar dhe me fëmijë. Burri im ndodhet në emigrim dhe ka ndodhur diçka mes meje dhe vëllait të tij, pra me kunatin. Pa kuptuar jemi puthur në buzë. Tani nuk di çfarë të bëj, t’a ndaloj veten, çfarë më këshilloni?”.
Detektivja shprehet se nuk mund të japë këshilla të kësaj natyre.
“Unë e kam thënë, tradhtitë brenda familjes janë më absurdet. E janë shumë të vështira për t’u vërtetuar. Kam pasur shumë raste të kësaj natyre dhe kam dështuar. Personat që kanë ardhur tek unë e dinin, e kishin të vërtetuar. Në zonat rurale ndodhin këto me shumë”, shtoi ajo.
Top Channel