“Jam një djalë i ri dhe kam një lidhje me një burrë të martuar”/ Moderatori lexon mesazhet e tradhtive: Kam puthur kunatin…
Fotografia e arrestimit të një gruaje nga Minesota është bërë shumë virale për shkak të ngjashmërisë së madhe që ajo me një yll të famshëm botëror.
35-vjeçarja Cyrena Anne Quast, u arrestua me akuzën e vjedhjes, pasi dyshohet se vodhi dy paketime dyshe baterish për vegla elektrike me vlerë 578 dollarë nga një dyqan në Monticello më 30 gusht.
“Daily Mail” shkruan se në vend të aktit të vjedhjes, vëmendjen e kanë marrë fotografitë e arrestimit të Quast dhe po bëjnë bujë në media.
Fotot, e realizuara nga Zyra e Sherifit të Qarkut Wright, ka bërë që njerëzit t’i shikojnë me vëmendje për shkak të ngjashmërisë së saj me aktoren dhe këngëtaren e famshme, Jennifer Lopez.
Përdoruesit në internet po bëjnë shaka se u është dashur t’a shohin foton dy herë, pasi menduan se Lopez ishte arrestuar.
“Me siguri menduat se ishte JLo”, shkruan një komentues.
“Nëse do të ishte Jennifer Lopez, ajo duhej të ishte akuzuar për vjedhje të vokaleve”, shtoi një tjetër.
Ndërkohë ajo që është më pak argëtuese sesa ngjashmëria e saj e madhe me Lopez-in, është dosja e saj kriminale.
Dokumentet e shqyrtuara nga “Daily Mail” tregojnë se Quast është arrestuar dhjetëra herë për akuza që variojnë nga posedimi i drogës, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, vjedhja dhe dhënia e një emri të rremë, e deri te shmangia e policisë, drejtimi i mjetit pa leje të vlefshme dhe hyrja e paligjshme në pronë. Quast u lirua një ditë pas arrestimit të saj për kundërvajtje të rëndë.
Top Channel