Refuzimi i Sules për të rinovuar, Bayerni gati ta zëvendësojë me “ yllin” holandez

21/01/2022 15:48

Bayerni i Mynihut i ka bërë ofertë zyrtare Niklas Süles. Qendërmbrojtësi gjerman e përfundon kontratën me kampionët e Gjermanisë në qershor dhe e ka refuzuar këtë ofertë të parë.

Mbrojtësi polivalent është drejt largimit, por klubi bavarez nuk do të rrijë duarkryq. Sipas “Sport 1”, nëse futbollisti i përfaqësueses gjermane nuk pranon rinovimin, drejtori sportiv, Salihamidzic, do të intensifikojë kontaktet me Raiolën për ta zëvendësuar me De Ligt. Qendërmbrojtësi holandez mund bëhet pjesë e një transferimi të madh në verë nga Juventusi në Bavari. Bayerni e ka pjesë të objektivave të tij 22-vjeçarin. “Sport 1” shpjegon se Bayerni do ta presë Sülen deri në mes të shkurtit.

Nëse deri në atë moment nuk do të arrihet marrëveshja, klubi gjerman do të ndërpresë negociatat dhe do të fokusohet në mbylljen e marrëveshjes me De Ligt. Holandezi është ai që i pëlqen më shumë Bayernit, por nuk është i vetmi. Ginter, aktualisht pjesë e Gladbachut, ka shpjeguar se ne verë do të jetë i lirë, pasi nuk do të rinovojë. Alternativë tjetër është Rüdiger, i cili po ashtu është në muajt e fundit të kontratës me Chelsean, por kërkesat e tij financiare janë të frikshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA