Dhunë ndaj gruas dhe drejtimi mjeti në gjendje të dehur, dy në pranga
19/01/2022 13:34
Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës.
Njëri prej tyre, një 43 vjeçar u arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, ndërsa tjetri drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa dokumenta.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, një automjet pa dokumente”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel