Makina përfundoi në kanal, plagosen dy persona në Krujë, dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”

24/09/2026 14:51

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në fshatin Bilaj të Krujës, ku një automjet humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Sipas informacionit paraprak nga burime policore, si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të plagosurit janë identifikuar si K. H., 22 vjeç, dhe S. Xh., 20 vjeçe.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Top Channel