“Po dëmtohet institucioni i SHISH”/ Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që gjithë kazani i SPAK të dalë në publik

24/09/2026 15:32

Nikoll Lesi ka komentuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin publikimin e mesazheve private që lidhen me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Lesi u shpreh se hetimi duhet të fokusohet te gjërat kryesore dhe shtoi se ‘nuk mundet që gjithë kazani i madh që ka SPAK të dalë në publik’.

Pjesë nga biseda:

Nikoll Lesi: Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ duhet të akuzohet për gjërat kryesore. Pashë dje në portale disa mesazhe që ishin skandaloze, futen në çështje private, çështje intime. Ato janë çështje të personalitet të saj, të familjes së saj. Nuk mundet që gjithë kazani i madh që ka SPAK të dalë në publik. Ky është mendimi im, ndoshta e kam gabim.

Sidorela Gjoni: A e dëmton kjo institucionin? Pra, a dinë njerëzit t’a ndajnë drejtuesen, individin nga SHISH?

Nikoll Lesi: E dëmton

Sidorela Gjoni: E di pse e them këtë, se nesër pasnesër , kur të shkojë dikush tjetër të bëhet drejtues i SHISH do të thonë ‘aty bëhet nami’.

Nikoll Lesi: Ke një far të drejte. Po të shohësh rrjetet sociale, është një masakër e vërtetë, e madhe, krijon në perceptimin publik se në SHISH bëhet nami. Në fakt aty ka shefa, zyrtarë që janë korrekt dhe seriozë, pavarësisht drejtueses që është nën akuzë.

Top Channel