Thomas Brdaric ka besim se Vllaznia e tij do të dalë me gotën plot nga supersfida me Tiranën.

Klasikja e futbollit shqiptar luhet këtë të shtunë në orën 19:45 në kryeqytet dhe shkodranët do të tentojnë me të gjitha mënyrat të ndalin hovin e Tiranës, për të shpresuar deri në fund tek ëndrra titull.

“Gati për Klasiken? E di sesa e rëndësishme është kjo ndeshje për skuadrën tonë, tifozët dhe futbollin në Shqipëri. Jemi mëse gati për këtë ndeshje dhe do japim më të mirën. 8 pikë diferenca? Janë tre pikë të rëndësishme, duhet të japim më të mirën dhe të përqëndrohemi nesër. Kampionati është i gjatë, të fokusohemi nesër te Tirana.Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë, jemi të kënaqur për këtë.

Merkato e janarit dhe “jo” e Vllaznisë? Ne jemi një skuadër e fortë, kemi besim te ekipi, ka konkurrencë për ne dhe ky është avantazh, jemi të kënaqur. Si mundet Tirana? Lojtarëve ju them që të ndihemi mirë, të japim maksimumin dhe gjërat do shpërblehen”, tha Brdaric.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA