PSG triumfon në “Velodrome”, Ferran Torres shënon sërish dhe konfirmon formën fantastike
Juventus regjistroi një tjetër fitore bindëse pas asaj në Europa League, teksa mposhti Atalantën me rezultatin 2-0. Një sukses që padyshim e ka lënë shumë të kënaqur trajnerin Luciano Spallettin gjë që trajneri toskan e shprehu në përfundim të sfidës.
‘Këto fitore lindin nga një disponibilitet i madh i futbollistëve sepse nuk jemi stërvitur më që nga e enjtja deri më sot-tha Luciano Spalletti-për më tepër, iu kërkuam diçka ndryshe dhe u treguan të gatshëm të na dëgjonin. Kur futbollistët e bëjnë këtë për një trajner, nuk ka çmim. Ditëm edhe të përshtateshim, në momentet që duhej të mbronim e e bëmë. Duhet të bëjmë hapa para në ndërtimin e lojës, mund të kishim shkaktuar dëme në hapësira. Por mirë është edhe kështu, humbja me Sassuolon na krijoi disa vështirësi dhe dyshime’.
Ishte e paevitueshme që Spalletti të fliste për Kolo Muani që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer
‘Zhvilloi vërtet një ndeshje të madhe, më erdhi keq që nuk shënoi dot kur shkoi para portierit, e meritonte-vijoi Spalletti-por ishte i kënaqur dhe bëmë edhe shaka. Jemi të gjithë të lumtur sepse mund të rikuperojmë forcat dhe ndonjë futbollist që në këtë moment na duhet. Shumë disponibilitet pati edhe Celik që zgjodhëm ta vendosnim nga ana e Bellanovas sepse mendonim për Kolasinac, por ishte një mbrojtës të shtynte edhe në krahun e majtë’.
Dhe në fund, Spalletti foli edhe për episodin e shëmtuar kur një pjesë e tifozëve kthyen shpinën fushës në kur mbahej 1 minutë heshtje për Sandro Mazzolës, një gjest që trajneri toskan nuk e pëlqeu aspak.
‘Janë gjëra që nuk duhen bërë. Duhet të tregohet respekt dhe sportivitet për legjendat e futbollit tonë si Mazzola, Scirea e Baresi-tha Spalletti-kam pasur kënaqësinë të njoh Mazzolan te Interi dhe ai erdhi menjëherë të më përqafojë dhe të më qëndrojë pranë. Këtë do ta mbaj përgjithmonë në zemër’.
Top Channel