Vllaznia fiton duelin me Partizanin në “Loro Borici” në një ndeshje mjaft të luftuar deri në shtesën e saj.
Në 45 minutat e para shkodranët e drejtuar nga Tomas Bërdariç krijojnë volum dhe shumë raste, por vetëm ai i minutës së 24 përfundon në rrjetë me autor Latifin që rezultoi edhe goli i vetëm i ndeshjes që vlejti për 3 pikë.
Në pjesën e dytë gjithçka ishte më e balancuar ku edhe Partizani pati rastet e tij për të barazuar, sidomos pas daljes së Krymit në minutën e 60-të me karton të kuq që e la skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Pavarësisht inferioritetit numerik Vllaznia arriti të mbajë avantazhin këtë herë deri në fund duke marrë një fitore që vlen më tepër se sa 3 pikët edhe pse nga ky sukses ata ngjiten në vendin e 3-të
Skënderbeu ka marrë pikë shumë të rëndësishme në këtë javë kundër Egnatias. Korçarët fituan me rezultatin e pastër 2-0 dhe barazojnë me pikë skuadrën nga Rrogozhina, që zbresin në vendin e parafundit.
Ekipi i Migen Memellit hasi vështirësi në pjesën e parë, por gjithçka zgjidhet në pjesën e dytë, madje që në fillimin e saj kur Mensah shënon në minutën e 47-të.
Në fundin e takimit Elvi Berisha shënoi golin e dytë dhe vulosi përfundimisht fitoren e Skëndërbeut.
Ka filluar me humbje aventurën e tij tek Egnatia trajneri i ri Zakrija Ramadani i marrë për të kthyer disi situatën, që sipas drejtuesve nuk ishte mirë me trajnerin Magani.
Top Channel