Iku Merkel, iku mbështetja për Vuçiç: Qeveria e re gjermane, dorë të hekurt mbi Serbinë

08/12/2021 14:23

Bodo Weber, ekspert i njohur gjerman për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, mendon se qeveria e re gjermane do të ketë një angazhim më të fortë në procesin e dialogut dhe një rinisje më serioze të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Me largimin e kancelares Angela Merkel, Weber pret një marrëdhënie të re të Berlinit ndaj qeverisë së Vuçiçit dhe “fundin e mbylljes së njërit sy në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që e kemi parë në 10 vitet e fundit.

Nga sot në Gjermani është në pushtet një koalicion i ri, ndërsa pas 16 vitesh pushteti të Angela Merkelit, vendi drejtohet nga një kancelar i ri, socialdemokrati Olaf Scholz.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm një epokë e re për Gjermaninë, por edhe një epokë e re e marrëdhënieve të Gjermanisë me Serbinë.

Pres ndryshime ndaj Serbisë. Qëndrimi i qeverisë së kancelares në largim Merkel filloi me politikën parimore të vendosjes së dialogut politik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbi parime të qarta dhe në një kornizë të qartë negociuese, dhe pati një farë europianizimi të politikës së Vuçiç. Por, për shkak të humbjes së drejtimit strategjik të kësaj politike të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Gjermania dhe kancelarja në fund, ne patëm një shikim “mes gishtash” të Berlinit dhe Brukselit për gjendjen dhe zhvillimin e demokracisë në Serbi. Por ndërkohë edhe kancelarja e Gjermania mbeten duarbosh, sepse dialogu, ndryshe nga fillimi i tij historik, pati ecuri krejtësisht të kundërt”, tha Weber.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA