Vatikani përgatitet për Konklaven pasi Papa Françesku vdes në 2022 – mediat (fotot)

07/12/2021 20:48

Burime të larta të Vatikanit i thanë sot gazetarit John Gizzi, të rrjetit konservator amerikan Newsmax, se Papa Françesku nuk besohet të mbijetojë deri në fund të vitit tjetër, prandaj zyrtarët e Kishës po bëhen gati për çdo eventualitet.

“Ditët e fundit ka folur me sekretarin e një prej kadinalëve më të fuqishëm në Vatikan, dhe më dha këtë lajm të rëndësishëm si për katolikët ashtu dhe të gjithë njerëzit e tjerë”, thoshte Gizzi në artikullin e tij.

Pa dhënë shumë detaje të zhvillimeve apo burimeve të tij, gazetari i rrjetit konservator tha se shumë atje besojnë se Papa është në fund të jetës së tij, prandaj po merren masat që Selia e Shenjtë të jetë e përgatitur për eventin, dhe rrejdhimisht të organizojë zgjedhjen sa më të shpejtë të pasuesit.

Newsmax premtonte së shpejti detaje të tjera për lajmin sensacional.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA