Biznesmeni italian Davide Pecorelli është gati të vuajë dënimin në Shqipëri nëse çështja shkon për gjykim në përfundim të hetimeve për mashtrimin ku u hoq si i vdekur dhe ndërroi identitet duke jetuar në Vlorë me emrin Cristiano.

“E di qe kanë hetuar dhe di qe kamë marre ne pyetje dhe disa nga miqtë dhe te njohurit e mi kjo nuk me erdhi mire por pres përfundimin, po te them te vërtetën pak i shqetësuar jam …Uroj qe te jene te drejte ne kete rast sepse Nuk kam vrare askënd, është e vërtete kam kryer disa vepra por vete deklarata ime është pranim faji sepse Nuk Ka prova materiale. Prandaj po te përgjigjem: Po do vij te shlyej dënimin aty. Po te kete nje denim, por shpresojmë te mos jete i tillë. Jam baba me 4 fëmije Dhe do te doja te jem me ata por jam gati te shlyej dënimin ne burgjet shqiptare qe te jem një njeri i lire”, u shpreh ai.

Por a e ka gjetur thesarin për të cilin u fliste miqve vlonjate?

“Ka nje hetim te prokurorisë se Grossetos dhe jam pyetur dy jave me pare, sepse ata kane gjetur disa pjese , kane gjetur edhe celsat e një garazhi Ku mendojnë qe une kam fshehur diçka. Kam zgjedhur te drejtën te hesht per kete dhe ne fakt karabinierët janë nevrikosur. Une mund te them qe thesarin e kam pare, i kam pare dy arkat , i kam prekur dhe fotografuar.Nuk kam marre monedha, sepse janë prone e shtetit ato, edhe nje Monedhe e vetme është vepër penale ta marrësh. Eshte pervetesim ne Itali”, tha më tej Pecorelli.

Pasi u hoq si vdekur për muaj me radhe Pecoreli thotë se më në fund e ka hequr stresin e mungesës së parave dhe së është i lumtur edhe pa to. Ai thotë se pavarësisht përgjigjes së prokurorisë se Pukës që pritet në nëntor ai do të kthehet sërish në Shqipëri në muajin gusht

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA