Protesta në ditën e 114-të, aktivistët thirrje për një tjetër grumbullim: Të enjten para Kuvendit, të kërkojmë anulimin e Paketës së Maleve
Këshilli i Bashkisë Mat miraton me 14 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim mendimin për reformën territoriale.
Pas përmbylljes së dëgjesave publike në 8 njësitë Administrative, Këshilli i Bashkisë Mat zhvilloi këtë të hënë një mbledhje jashtë radhe ku mes disa pikave ishte edhe ajo për reformën administrative territoriale.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Dëfrim Karaj, 20 këshilltar nga 21 që janë gjithsej ishin të pranishëm në këtë mbledhje ku u diskutua projekt-drafti për reformën administrative territoriale 2.0 të propozuar nga mazhoranca. Këshilltarët dhanë mendimin e tyre në lidhje me propozimin e mazhorancës i cili parashikon që Bashkia Klos të mos jetë më njësi e vetëqeverisjes vendore por t’i bashkohet Bashkisë së Matit.
Pas fjalës së mbajtur nga një pjesë e madhe e këshilltarëve të pranishëm në këtë mbledhje, kjo pikë e rendit të ditës u kalua në votim. 14 këshilltarë votuan pro draftit të propozuar nga mazhoranca, 5 këshilltar votuan kundër dhe një abstenim.
Këshilli Bashkiak Mat dhe Kryetari i Bashkisë do të dorëzojnë pranë kuvendit mendimin e tyre në lidhje me bashkimin e bashkive Mat e Klos në një të vetme, ndërsa drafti final pritet të kalojë në parlament për votim me datë 8 Tetor.
Top Channel