Protesta në ditën e 114-të, aktivistët thirrje për një tjetër grumbullim: Të enjten para Kuvendit, të kërkojmë anulimin e Paketës së Maleve

21/09/2026 19:52

Protesta është futur sot në ditën e saj të 114-të.

Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku po mbajnë fjalimet e përnatshme, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Më kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, ashtu si një natë më parë, ata kanë bërë thirrje për një tjetër protestë të enjten e ardhshme para Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës plenare.

“Ditën e enjte në orën 10 të jemi te parlamenti për të kërkuar shfuqizimin e ligjit 21/2024, anulimin e paketës së maleve dhe anulimin e ligjit për investitorin strategjik”, deklaroi aktivisti Edison Lika.

Top Channel