Humbja e parë e Newcastle në epokën e re të pronarëve arabë ka shtuar dyshimet për atë që të gjithë ia kishin frikën në klub: Steve Bruce nuk është trajneri për planet afatgjata të drejtuesve të rinj.
Edhe pse anglezi pritej të shkarkohej para ndeshjes me Tottenhamin, ai mbajti pozicionin e tij dhe i “përshëndeti” pronarët e rinj me një disfatë 2-3 në “St. James’ Park”.
Sipas “The Times”, kupola drejtuese e Newcastle është duke punuar në tri opsione për pankinën. Emrat janë të njohur ndërkombëtarisht: Roberto Martínez, Unai Emery dhe Steven Gerrard. Edhe pse do të jetë e vështirë të bindësh ndonjërin nga të tre, drejtuesit e “Magpies” duan të bëjnë zgjedhjen më të mirë të mundshme.
Gerrard, për shembull, ka komentuar mbi këtë çështje duke u shprehur se “është interesante ajo që po ndodh te Newcastle”. Unay Emery është i lidhur me Villarealin, me të cilin fitoi Europa League-n, ndërsa Roberto Matinez mbetet në krye të Beklgjikës, nuk dihet edhe për sa kohë, pas dështimit për të fituar Nations League.
Ajo që dihet tashmë në klub është se sa do të kushtojë shkarkimi i Steve Bruce: 9 milionë e gjysmë euro. 60-vjeçari zhvilloi ndeshjen e tij të 1000-të në stol këtë fundjavë, por ende nuk ka marrë fitoren parë këtë sezon. Newcastle renditet në vendin e fundit në Premier League.
Top Channel