Tifozët holandezë vijojnë celebrimet edhe pas shembjes së shkallëve të stadiumit ku po festonin me skuadrën (video-foto)

18/10/2021 15:28

Pamje të frikshme vinin dje nga kamionati holandez i futbollit, teksa një ndarje e ulët e stadiumit të Nimegen u shemb teksa tifozët miq kërcënin mbi të duke festuar fitoren ndaj skuadrës së NEC.

Skuadra Vitesse e qytetit të Arnhem mundi  NEC 1-0 në fushën e  këtyre të fundit, me golin e shënuar nga Nikolai Baden Frederiksen.

Pas përfundmit të ndeshjes lojtarët e Vitesse u afruan të ndarja e fansave të tyre për t’i përshëndetur, në stadiumin Stadion Galfort.

Por skena e kërcimeve euforike u ndërprenë befas kur ndarja u shemb duke rënë rreth 1 metër nën vete ne qender te saj.
Pamje te renda:


Disa nga tifozët në radhët e para u rrëzuan, dhe lojtarët në fushë ndaluan të shqetësuar.

Por për fat të mirë asnjë nuk u lëndua seriozisht në incident edhe pse mund të kishte shkuar shumë më keq.

Sapo u konfirmua që askush nuk ishte lënduar fansat vijuan sërisht celebrimet e tyre të fitores.

FOTO GALERI
2/3
Por skena e kërcimeve euforike u ndërprenë befas kur ndarja u shemb duke rënë rreth 1 metër nën vete ne qender te saj.

Top Channel