Arsenal nuk gabon, mposht Nottingham dhe rikthen diferencën me 3 pikë me Manchester City
Milan rigjen suksesin në Serie A teksa mposhti Atalantën në ndeshjen e vlefshme të javës së shtatë. Në San Siro kuqezinjtë iu imponuan skuadrës bergamaske duke e mundur me rezultatin 3-2.
Kuqezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen me Pulisic që pa t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje. Atalanta që ka probleme me dëmtimet, gjërat u përkeqësuan pasi në minutën e 20 humbi Kolasinac për një shqetësim muskular me këtë të fundit që i lë hapësira Obric. Por i sapoaktivizuari në fushën e lojës vetëm 2 minuta më vonë u bë protagonist negativ; preku me dorë një top pas një gjuajtje të Musah dhe arbitri akordon penallti për Milanin pas rishikimit të episodit në VAR. Gonçalo Ramos shkoi të pika e bardhë dhe e dërgoi topin në rrjetë me kuqezinjtë që marrin avantazhin 1-0.
Bergamaskët e kishin të vështirë të reagonin dhe në minutën e 43 Milani shënoi sërish; Moriera gjeti Rabiot në zonë me francezin që e çoi rezultatin në 2-0 rezultat me të cilat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshonin dhe ishte Milani që kërkonte më shumë. Në minutën e 55 një tjetër 11 metërsh u akordua për Milanin, edhe në këtë rast për prekje të topit me dorë pas kontrollit në sistemin VAR. Ramos shkoi sërish te pika e bardhë, këtë radhë Carnesecchi e priti gjuajtjen e tij, por në goditjen e këndit të fituar menjëherë më pas Gila shënoi golin e tretë pas një asisti të Rabiot.
Atalanta u zgjua në 30 minutat e fundit dhe pas një shtylle të Krstovic në minutën e 66, ishte Gaetano ai që shkurtoi diferencën dhe më pas në minutën e 81, Krstovic shënoi golin që e çoi rezultatin në 3-2 duke ndezur minutat e fundit por nuk pati asgjë më shumë me Milanin që mori këtë fitore që e ngjit në 15 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 9.
Top Channel