Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit konfirmojnë formën e mirë
Java e shtatë e Kategorisë Superiore ka përfunduar me fitoren 3-1 të Egnatias ndaj Vllaznisë. Teuta mban kreun e renditjes, me rrogozhinasit vetëm një pikë larg, ndërsa Partizani ndodhet në fund të tabelës.
Përballja mes Egnatias dhe Vllaznisë vulosi javën e shtatë të kampionatit shqiptar, duke sjellë edhe ndryshime në renditjen e skuadrave. Fitorja 3-1 i ka dhënë një tjetër shtysë kampionëve në fuqi, të cilët vazhdojnë të ndjekin nga afër kryesuesit.
Në krye qëndron Teuta, e drejtuar nga Edlir Tetova, me 19 pikë të grumbulluara pas shtatë javësh. Egnatia renditet e dyta me 18 pikë, duke e mbajtur të hapur garën për vendin e parë.
Ndërkohë, Dinamo ka humbur terren në javët e fundit dhe tashmë ndodhet shtatë pikë larg kreut. Tirana është ngjitur në vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Vora po kalon një periudhë pozitive dhe pozicionohet në një zonë më të qetë të klasifikimit.
Në pjesën e poshtme të tabelës, situata mbetet e vështirë për Partizanin, që me vetëm katër pikë mban vendin e fundit. Një pikë më shumë ka Vllaznia, e renditur e nënta, pas humbjes në Rrogozhinë.
Nga ana tjetër, Skënderbeu ka përfituar nga fitorja ndaj Elbasanit, duke u ngjitur në vendin e tetë me gjashtë pikë. Laçi dhe Elbasani kanë nga shtatë pikë, një më shumë se korçarët.
RENDITJA:

Top Channel