Manchester United nuk po mund të ngrejë kokë. Djajtë e Kuq nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leeds në ndeshjen e javës së 7 të Premier League.

Në fillimin e ndeshjes ritmi i lojës ishte i ulët, por më pas me kalimin e kohës Manchester United fituan gjithnjë e më shumë besim dhe në minutën e 35, skuadra e Michael Carrick mori avantazhin në rezultat me golin e Mbeumo. Leeds tentoi të reagojë, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Manchester United.

Në fillimin e pjesës së dytë, Leeds barazoi shifrat në 1-1 teksa në minutën e 51 shënoi me Calvert Leëitt. Në 30 minutat e fundit, Djajtë e Kuq tentuan të spostonin ekuilibrin e ndeshjes në anën e tyre, por rezultati mbeti 1-1 me Manchester United që shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Leeds arrin në 10 pikë.

Top Channel