Ndëshkon ish skuadrën e tij me dy gola, Mirlind Daku nuk i feston golat e tij
Arsenali i përgjigjet Manchester City dhe mposht Nottingham Forest në sfidën e javës së 7 të Premier League. Topçinjtë e mbyllën këtë 90 minutësh me rezultatin 1-0 në një ndeshje ku kampionët e Anglisë vuajtën më shumë nga sa mendohej për të marrë 3 pikët.
Përveç një momenti të Gabriel gjatë një goditje këndi, Topçinjtë nuk krijuan asgjë në pjesën e parë që u mbyll me barazimin 0-0.
Në pjesën e dytë, Nottingham Forest pati momentet për të shënuar por nuk i konkretizoi sulmet ashtu sikurse edhe Rice. Ky i fundit pati një shans të mirë për të shënuar në minutën e 72, por nuk e gjeti portën.
Skuadra e Mikel Artetës këmbënguli dhe në minutën e 80 gjeti golin e avantazhit 1-0 me Madueken që u ndihmua edhe nga një devijim i Cunha, një rezultat ky që mbeti i tillë deri në fund të ndeshjes me Arsenalin që mori këtë fitore që iu jep mundësinë Topçinjve të kthejnë diferencën prej 3 pikësh me Manchesteri City kryesues.
Top Channel