Ivan Gvozdenovic nuk është më trajneri i Elbasanit teksa ka paraqitur dorëheqjen e tij një ditë pas humbjes së pësuar nga Skënderbeu në kampionat.

Klubi verdheblu përmes një postimi në rrjetet sociale e falenderoi trajnerin për kontributin e dhënë prej tij

‘Së bashku kemi përjetuar momente të paharrueshme, kemi festuar suksese dhe kemi shkruar faqe të rëndësishme në historinë e klubit tonë.E falënderojmë Ivanin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar gjatë këtij rrugëtimi. Rrugët tona ndahen, por historia që shkruam së bashku do të mbetet përgjithmonë!Faleminderit për gjithçka, Ivan! Të urojmë suksese në të ardhmen-lexohet në postimin e Elbasanit .

Top Channel