Pamje të frikshme vinin dje nga kamionati holandez i futbollit, teksa një ndarje e ulët e stadiumit të Nimegen u shemb teksa tifozët miq kërcënin mbi të duke festuar fitoren ndaj skuadrës së NEC.
Skuadra Vitesse e qytetit të Arnhem mundi NEC 1-0 në fushën e këtyre të fundit, me golin e shënuar nga Nikolai Baden Frederiksen.
Pas përfundmit të ndeshjes lojtarët e Vitesse u afruan të ndarja e fansave të tyre për t’i përshëndetur, në stadiumin Stadion Galfort.
Por skena e kërcimeve euforike u ndërprenë befas kur ndarja u shemb duke rënë rreth 1 metër nën vete ne qender te saj.
Pamje te renda:
De Vitesse-supporters zijn door het dolle heen na de zege in de derby, maar een deel van het uitvak in het Gofferstadion begeeft het… 🏟⚠️#necvit pic.twitter.com/CkhqWhakSO
— ESPN NL (@ESPNnl) October 17, 2021
Disa nga tifozët në radhët e para u rrëzuan, dhe lojtarët në fushë ndaluan të shqetësuar.
Por për fat të mirë asnjë nuk u lëndua seriozisht në incident edhe pse mund të kishte shkuar shumë më keq.
Sapo u konfirmua që askush nuk ishte lënduar fansat vijuan sërisht celebrimet e tyre të fitores.
Top Channel