“Ky është Ledri Vula?”, Sara zbulon pyetjen që i erdhi në mendje kur pa reperin për herë të parë

16/10/2021 18:31

Partnerja e reperit Ledri Vula ka treguar detaje nga takimi i parë me artistin dhe pyetjen që ka bërë kur e ka parë.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ka treguar çfarë ka menduar kur ka parë për herë të parë Ledri Vulën, me të cilin gëzon një vajzë.

Sara tregoi për ndjekësit se i ka bërë vetes pyetjen: “Ky është Ledri Vula?”

Po ashtu, një pyetje që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kishte të bënte pikërisht me botoksin.

“A ke botoks në fytyrë, sepse më dukesh shumë natyrale, shumë e ëmbël?”, e pyet një nga ndjekëse dhe Sara publikoi një fotografi me rrudha në ballë duke treguar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje.

Ndërkohë, para disa ditësh i habiti të gjithë me një postim në Instastory ku shfaqej para mikrofonit duke kënduar.  Në shkrimin e fotos thuhej: “Duke ndryshuar karrierën e saj, kini vëmendje!”

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA