Kuvendi i ri, me deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka nisur këtë shtator punën.
Pas seancës parlamentare maratonë, të javës së kaluar, ku u prezantua projekti i qeverisë “Rama 3”, deputetët u mblodhën këtë të enjte për mbledhjen e radhës.
Ka rënë në sy paraqitja e kuruar e ligjvënësve, që ndër të tjera përputhet me sezonin e ri të modës, vjeshtë-dimër, 2021-2022.
Nuk mungojnë ngjyrat as te vajzat e gratë deputete dhe as te burrat.
Bledi Klosi erdhi me biçikletë në kuvend, ndërsa zonjat e zotërinjtë i buzëqeshnin kamerës teksa ecnin në ambientet e jashtme të godinës.
Më pas, me të nisur seanca, mazhoranca dhe opozita u përfshi në debate të forta.
Deputetët diskutuan për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve.
Opozita u shpreh kundër mbajtjes se mbledhjeve të komisioneve online, por PS me vota ra dakord që vendimi të merret në konferencën e kryetarëve.
Top Channel