Ndarja nga jeta e Ylli Mihalit, futbollisti Grezda zbulon frikën e tij: Ishte strikt! Nuk na lejonte të futeshim pa maska

14/09/2021 13:02

Ylli Mihali, masazhatori i ekipit kombëtar dhe të disa klubeve të futbollit në vendin tonë ka humbur betejën me koronavirusin ditën e djeshme.

Prej ditës të mërkurë së javës së shkuar kishte kaluar në intubim, por nuk ia doli të mposhte sëmundjen. Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe futbollisti Eros Grezda kanë folur në “Shqipëria Live” duke treguar se çfarë marrëdhënie kishin me fizioterapistin Ylli Mihalin.

Grezda tha se Mihali ishte i frikësuar nga virusi dhe nuk lejonte lojtarët që të futeshin në ambientin ku punonte pa maskat mbrojtëse.

Lorik Cana: Me Yllin jam njohur në grumbullimin e parë me ekipin kombëtar, para 19 vitesh dhe që atëherë, ka qenë një pjesë e përgjithshme e këtij rrugëtimi që kemi bërë bashkë me kombëtaren. Të gjithë e kemi dashur. Yllin e kam parë vetëm 1 herë të nervozohet për një padrejtësi.  

Eros Grezda: Hera e fundit kur jam takuar me Yllin ka qenë para 7-8 muajsh kur bëra një operacion dhe e takova për terapi. Ylli më ka dhënë mbështetje dhe ka qenë shumë afër meje. Ka pasur një pozitivitet të madh dhe nuk mundeshim pa batuta. Ndonjëherë shkonim te salla vetëm për të folur me Yllin, jo për të bërë masazh. Unë nuk e kam ditur që është vaksinuar por kur e kam takuar për herë të fundit, e kishte me frikë virusin, nuk lejonte të futeshim pa maska. Ishte strikt në vendin ku punonte privatisht në Tiranë. Të premten mësova se ka pasur përmirësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA